Flash News

E-TJERA

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto ilustruese

Masat ajrore të ngrohta, por me lagështirë do të diktojnë kushtet e motit në territorin shqiptar.

Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me mot të kthjellët. Ndërkohë, pjesa e dyrë pritet të sjellë shtim të vranësirave, të cilat gjatë orëve të natës do të gjenerojnë reshje, fillimisht në zonat bregdetare dhe gradualisht në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditës, duke u luhatur në vlerat ditore nga 4°C deri në 20°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por forcohet në det gjatë pasdites me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Të fundit