Flash News

E-TJERA

Rriten temperaturat, si do të ndryshojë moti gjatë ditës së sotme

Rriten temperaturat, si do të ndryshojë moti gjatë ditës
Foto ilustruese

Kthjellimet do të dominojnë motin në gjithë territorin deri në mesditë, kur vranësirat bëhen të dukshme në zonat malore, kryesisht në juglindje të vendit.

Por në orët vijuese, sipas Metoalb, në zonat veriore dhe lindore parashikohet të ketë vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Të fundit