Flash News

E-TJERA

Rritet çmimi i ujit? ERRU del me një njoftim

Rritet çmimi i ujit? ERRU del me një njoftim

Enti Rregullator i Ujit ka reaguar ditën e sotme pas lajmeve që qarkulluan në media se çmimi i ujit do të rritjet. ERRU thotë se metodologjia e re nuk paralajmëron rritjen e çmimit të ujit.

Duke mohuar lajmet, ERRU thekson se në zbatim të metodologjisë se vendosjes së tarifave, Enti shqyrton propozimet e shoqërive ujësjellës kanalizime për çmime të reja për konsumatorët.

“Sqarojmë gjithashtu se Metodologjia e re, përfaqëson një përmirësim të instrumentit rregullator që përdor ERRU për vlerësimin e propozimeve për tarifa të reja me synimin për të qenë sa më objektiv dhe të saktë në këtë vlerësim, si edhe që t’i përgjigjet kërkesave bashkëkohore profesionale në përmbushje të misionit të saj për përmirësimin e performancës së sektorit UK, rritjes së cilësisë së shërbimeve, dhe në mbrojtje të interesave të konsumatorëve”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Të fundit