Flash News

E-TJERA

Rritet sërish numri i viktimave nga Covid-19 në vend, më pak të infektuar në 24 orë

Rritet sërish numri i viktimave nga Covid-19 në vend, më pak

Rritet sërish numri i viktimave nga Covid-19 në vend krahasuar me një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se pesë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërsa një ditë më parë pati vetëm dy humbje jete.

Pas kryerjes së 1867 testimeve, janë identifikuar 100 raste të reja  

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 173 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1867 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 100 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

34 raste në Tiranë, 9 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, 4 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Librazhd, 3 raste në Elbasan, Has, Vorë, 2 raste në Shkodër, Kurbin, Berat, Sarandë, Gramsh, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Kukës, Lushnje, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Roskovec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 102,171 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 173 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 55 - 86 vjeç”, njofton MSH.

Të fundit