Flash News

E-TJERA

Rrufe dhe acar, si parashikohet moti për javën që vjen

Rrufe dhe acar, si parashikohet moti për javën që vjen

Javën që vjen vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta kryesisht në zonat veriore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dita e Hënë dhe e Martë moti parashikohet i kthjellë me vranësira të pakëta kalimtare kryesisht në orët e mesditës.

Dita e Mërkurë e Enjte dominon mot i kthjellët si dhe alternime vranësirash kryesisht në relievet malore.

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndruashme. Moti parashikohet me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët  në veri që në orët e para të ditës. Në mesditë pritet që reshjet të fitojnë territor dhe intensitet.

Në veri reshje të shpejta shiu në formën e shtrëngatave hera-herës me intensitet mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në Alpe dhe në verilindje reshje bore me intensitet të ulët në lartësinë mbi 1000metra.

Për shkak të masave ajrore të ftohta e të thata vlen për tu theksuar dhe formimi e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore në verilindje – juglindje.

Të fundit