Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rruga në Bulqizë u bë virale/ Kryebashkiaku iu përgjigjet ‘kritikëve’: Bëra atë që s’ishte bërë në 3 dekada

Rruga e ndërtuar në fshatin Dragu të Bulqizës u bë virale në rrjetet sociale, për mënyrë e çuditshme në të cilën ishte ndërtuar dhe investimin që bashkia kishte bërë për të.
Ishte vetë kryebashkiaku Lefter Alla që ndau në Facebook, pamjet nga rruga e sapo ndërtuar duke shprehur se “Falë dëshirës dhe vullnetit për të bashkëpunuar, Bashkia Bulqizë mundësoi bazën materiale të nevojshme, ndërsa vetë banorët kryen pjesën tjetër të punës.” Kjo shkaktoi reagime në rrjet edhe nga komentuesit të cilët ‘kryqëzuan’ Allën.
Kryebashkiaku i është përgjigjur reagimeve të medies dhe komentuesve në rrjete sociale me një postim ku shkruan: “Pas gjithë gazit e haresë së rrjetit, ku në jo pak raste edhe vetë qesha me nivelin e mundshëm të delirit të njerëzve, mendova se duhen thënë dy tre fjalë për të gjithë ata që ‘jetojnë në Instagram’. Më janë dashur vetëm dy fadroma të Bashkisë Bulqizë së trashëguar si mos më keq nga 18 vitet e drejtuesve pararendës. Me vetëm dy fadroma që kanë punuar pa pushim në shtatë ditë të javës bëmë atë që s’ishte bërë në pothuajse tre dekada nga paraardhësit e mi në detyrë.”
Në njëfarë mënyre, shkak për rrugën ‘qesharake’ sikurse u cilësua nga pjesa dërrmuese, është mungesa e mjeteve të nevojshme për të hapur e ndërtuar rrugët.
Postimi i plotë i kryebashkiakut:
Në përgjigje të atyre që jetojnë në Instagram
Nga pasditja e djeshme (e enjte, 17 nëntor), kam ndjekur me shumë kureshtje reagimet pafund që mbushën rrjetet sociale rreth një postimi në faqen time për bashkëpunimin me banorë të lagjes Zogu në Dragu për të realizuar një rrugë modeste e të paprekur asnjëherë më parë.
Sigurisht që detyra e një kryebashkiaku është t’u gjendet pranë bashkëqytetarëve të tij në çdo nevojë që kanë, e vogël apo e madhe qoftë, qofshin shërbime të thjeshta publike, apo infrastrukturë rrugore, furnizim me ujë, shërbime shëndetësore, investime në arsim, në bujqësi e gjithçka tjetër. E padyshim, ju siguroj se çdo kryebashkiak, qoftë edhe për ambicie apo ego personale, do të dëshironte të bënte më të mirën në të gjitha këto, duke e kthyer bashkinë e tij në vendin më të zhvilluar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon e në mbarë botën.
Pas gjithë gazit e haresë së rrjetit, ku në jo pak raste edhe vetë qesha me nivelin e mundshëm të delirit të njerëzve, mendova se duhen thënë dy tre fjalë për të gjithë ata që ‘jetojnë në Instagram’.
Që në krye të herës e them hapur se njerëzit duhet të zbresin në realitet, me këmbë në tokë, të njohin vendin ku jetojnë, mundësitë dhe pamundësitë e tij, të të afërmve të tyre e të mos fshihen në prapaskenën e telefonëve celularë që mbajnë në duar. Duam apo s’duam, pa përjashtuar edhe veten time nga përgjegjësia që kam e mund të kem pasur ndër vite, Shqipëria jonë është kjo, me qytete që lënë për të dëshiruar, me fshatra të harruar, me rrugë të pashtruara, me probleme pafund në shëndetësi, arsim, kulturë e kudo tjetër.
Janë pafund zonat e thella malore të cilat s’kanë pasur asnjëherë fatin të njohin dorën dhe investimet e shtetit, e aq më tepër, banorët e tyre nuk dinë se ç’është instagrami, facebook-u, apo rrjetet e tjera sociale. Ata nuk e njohin kinemanë, s’e dinë s’e ç’është jeta e natës. Nuk e dinë se fundjava mund të shërbejë për shëtitje. Ata nuk e dinë jetën ‘mondane’ të atyre që komentojnë, e që më së shumti të vetmen formë argëtimi kanë këtë moment kur shkruajnë diçka, qoftë edhe për të qetësuar nervat e shtendosur nga paaftësitë e pamundësitë e tyre për të qenë ata që duan.
Po, zotërinj, po! Unë bashkëpunova me banorët e Zogës në Dragu për ta shtruar atë rrugë, qoftë edhe për aq sa u bë. E kam bërë edhe më përpara të njëjtën gjë me rrugët në Lepurakë, Dushaj, Lladomericë, Kodër e Danit , Boçevë, Sopot etj., diku me asfalt e diku tjetër me çakull.
Më janë dashur vetëm dy fadroma të Bashkisë Bulqizë së trashëguar si mos më keq nga 18 vitet e drejtuesve pararendës, që në dy vite të hap të gjitha rrugët e të gjitha fshatrave në të gjitha njësitë administrative, në Martanesh, Fushë-Bulqizë, Zerqan, Shupenzë, Gjoricë, Ostren e Trebisht. Me vetëm dy fadroma u tregova banorëve anekënd Bulqizës, edhe në fshatrat më të thellë, se janë pjesë e kësaj Bashkie, se ekziston një pushtet vendor drejtuesit e së cilit nuk shkojnë atje vetëm në fushata elektorale dhe u ringjalla besimin për të shpresuar tek shteti, të cilin nuk e njihnin.
Po, zotërinj, po! Me vetëm dy fadroma që kanë punuar pa pushim në shtatë ditë të javës bëmë atë që s’ishte bërë në pothuajse tre dekada nga paraardhësit e mi në detyrë. Me vetëm dy fadroma të bashkisë arritëm tek të gjithë, duke vlerësuar njeriun e dinjitetin e tij, e duke përçmuar çdo praktikë të shëmtuar që ndër vite i ka kategorizuar atë në të nënës e të njerkës.
Jo, zotërinj, jo! Ju nuk e njihni realitetin e fshatit shqiptar, ndaj edhe flisni. Ju nuk e dini keqardhjen në vend të gëzimit që ne ndiejmë shpesh pas çdo investimi që bëjmë kur shohim lumturinë, harenë e lotët e banorëve. Është një trishtim i pashpjegueshëm për një kryebashkiak kur shikon njerëz që në vitin 2021 këndojnë e vallëzojnë qoftë edhe për një rrugë të shtruar pas shumë dekadash, e që në syrin tuaj, të ju banorëve të Instagramit është e pa imagjinueshme. Ata i gëzohen kësaj rruge se nuk e kanë pasur asnjëherë, teksa të tjerë jetojnë të hipnotizuar brenda botës së tyre Instagram.
Jo, zotërinj, jo! Ju nuk i dini mundësitë që ofrojnë buxhetet e bashkive të vogla. E pas çdo përpjekje për të bërë diçka, sërish komentoni e komentoni të hipnotizuar brenda botës tuaj në Instagram.
Po, zotërinj, po! Unë përsëri do të shtroj rrugë me asfalt, çakull e beton. Do të vazhdoj sërish njësoj siç kam bërë deri më sot me të gjitha rrugët që kam hapur, me tetë urat e telit pasarelë që për shumë nga ju mund të ngjallin gaz e hare; njësoj siç kam bërë me ujësjellësit në qytet, Gjoricë e Martanesh; njësoj siç kam bërë me rreth 200 km kanale ujitëse në mbarë Bulqizën; njësoj si në rastin e kanalizimeve që po kryhen për ujërat e zeza në qytet; njësoj si me kompleksin e punëtorëve që po rikonstruktohet nga fillimi për t’u mundësuar një jetesë të denjë 40 familjeve që kanë jetuar në kushte mizërie.
Po, zotërinj, po! Unë do të vazhdoj të punoj fort për legalizimin e pronave, një plagë e banorëve të Bulqizës, por jo vetëm. Do të vazhdoj me investimet në infrastrukturën shëndetësore e arsimore. Do të vazhdoj, se unë në fund të ditës, mendoj përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së banorëve të Bulqizës, kudo që ata janë, pa i parë me ngjyra e nuanca.
Po, zotërinj, po! Nëse problemi me mua qenka se punoj me dhe për banorët e bashkisë që drejtoj, unë do ta bëj këtë përsëri, do të vazhdoj të ndaj gjithçka bëj këtu në Bulqizën tonë, duke bërë transparente çdo investim, duke iu mësuar njerëzve të edukohen me kulturën e llogaridhënies së pushtetarit, duke u përpjekur të rikthej tek ata atë besimin e humbur tek demokracia përfaqësuese. E ju, padyshim që keni të drejtën tuaj të qeshni, gëzoheni, komentoni e të provoni kufijtë e dëlirit brenda asaj botës tuaj të Instagramit, e të vazhdoni me postimet tuaja të kaluara përmes sitës së filtrave të pafund të aplikacioneve.
Gjykimin dhe vlerësimin e punës time e pres nga banorët e këtyre fshatrave, e jo nga ata që jetojnë në Instagram.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
