Flash News

E-TJERA

Rruga që u bë “meme”, flasin banorët e lagjes Dragu: Ka qenë kërkesë e jona

Rruga që u bë “meme”, flasin banorët e lagjes Dragu:

Shtrimi me beton i rrugës së lagjes “Dragu” në Fushë – Bulqizë, ku dhe u reklamua një ditë më parë nga kryebashkiaku Lefter Alla, u bë hit në internet. Për shkak se shtrimi ishte bërë vetëm në anët ku do të kalojnë gomat e automjeteve, rrjeti shpërtheu në meme.

Por për banorët e lagjes “Dragu” investimi ka zgjidhur një problematikë e cila i shoqëronte prej vitesh. Vetë banorët shprehen se një kërkesë të tillë ja kanë dërguar ata bashkisë ku kjo e fundit ju ka mundësuar bazën materiale, ndërsa puna është bërë e gjitha nga vetë banorët.

“Me këtë rrugë që është rregulluar Bashkia na ka ndihmuar shumë. Na ka sjellë bazën materiale komplet, ne si lagje kemi bërë punën e krahut. E kemi shtruar ka edhe pak punë. Mes betonit do të vendosim zhavorr të trashë. Me një fjalë, puna kryesore u bë. Këto të tjerat do t’i bëjmë avash avash vetë si lagje. Më kanë thënë do sjellim bazën materiale, dhe ne si lagje do e rregullojmë”, u shpreh banori.

Për Administratorin e Njësisë Administrative Fushë Bulqizë, Selim Alliu, ky lloj investimi, pra shtrimi me zhavor është bërë edhe në fshatra të tjerë të cilët kanë të njëjtat probleme. Alliu shtoi se kjo rrugë ju shërben banorëve dhe një vendi të shenjtë i cili vizitohet nga besimtarët vendas.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe vetë kryebashkiaku Lefter Alla. Në një postim në rrjetin social Facebook, Alla tha se do të vijojë tju shërbejë banorëve me aq sa mundësi ka Bashkia, pasi nuk mund të vazhdojnë të jenë në të njëjtën gjendje si prej 30 vitesh.

Të fundit