Flash News

E-TJERA

Rusia njeh dy rajonet separatist në Ukrainë, Meta dënon veprimin e Putin: Minon integritetin territorial

Rusia njeh dy rajonet separatist në Ukrainë, Meta dënon veprimin

Presidenti Ilir Meta dënon njohjen nga Rusia të pavërësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut. 

Sipas Metës, ky akt i presidentit rus Vladimir Putin është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut, si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës

"Dënoj njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut.

Ky akt unilateral është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut, si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës! Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës", shprehet Meta.

 

Të fundit