Flash News

E-TJERA

Ryshfet për lejet në burgun e Lushnjes, përjashtohet shefi i regjimit, drejtori dhe nëndrejtori pezullohen

Ryshfet për lejet në burgun e Lushnjes, përjashtohet shefi i

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka përjashtuar nga radhët e policisë shefin e regjimit të brendshëm në Lushnjë, Irakli Leka. Ky i fundit merrte para në këmbim të dhënies së lejes së përkohshme për të burgosurit.

Po ashtu, janë pezulluar nga puna drejtori dhe nëndrejtori i burgut të Lushnjës.

“Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku Shefi i Regjimit të Brendshëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Lushnjë, Irekli Leka, u filmua duke marrë një shumë parash në këmbim të një leje shpërblyese për një të dënuar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë menjëherë masa administrative dhe disiplinore.

Me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm është pezulluar nga detyra drejtori dhe nëndrejtori i institucionit si dhe është përjashtuar nga radhët e Policisë së Burgjeve punonjësi i dyshuar për korrupsion pasiv.

Pas publikimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop”, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe nën koordinimin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka bërë të mundur arrestimin e punonjësit të dyshuar brenda 30 minutash nga transmetimi i materialit filmik.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve falënderon median për angazhimin e saj në zbardhjen e rasteve të abuzimit me detyrën dhe thekson angazhimin e palëkundur për të garantuar integritetin, transparencën dhe zbatimin me përpikëri të ligjit në çdo hallkë të sistemit penitenciar”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Të fundit