Flash News

E-TJERA

“Sa lek keni bo”, eksperti i IT për videon Basha-Balla: Tani po e mësoj se kush më shiti tek Rama

“Sa lek keni bo”, eksperti i IT për videon Basha-Balla: Tani po  

Eksperti i IT-së, Gent Progni ka reaguar pas publikimit të videos së një takimi të fshehtë Basha-Balla në një apartament në Tiranë.

Sipas Prognit në një postim në rrjetet sociale, Lulzim Bashën i ka shitur tek Rama informacionet që merrte, sidomos, në lidhje me të dhënat e patronazhistëve dhe AKSHI-n.

“Në dhjetor të 2020 kam takuar për herë të parë Bashën, i çova të dhëna për patronazhistin dhe AKSH-in, takova disa eksponent aty përfshirë dhe Desadën.

Më thanë bravo do bëjmë namin në OSBE, OKB, e ku di unë tjetër, erdhi prilli nuk ndodhi asgjë. Por të nesërmen e asaj ditë më morën nga pala tjetër me thanë pse ke shku atje, ca të duhet ty.

Se kuptova nga ajo dite kush më shiti, tani po i kuptoj të gjitha të kjo video e dalë sot, kush si dhe pse!

Po sa lek keni bo duke bërë ‘opozitë’ ju mallkoftë zoti!

Do jua hap letrat e lakrorit edhe ju, plehra të ndyra”, shkruan Progni në Facebook.

Të fundit