Ditari i Opozitës

Sa mandate do marrë PDIU? E tregon Mesila Doda

Sa mandate do marrë PDIU? E tregon Mesila Doda

Mesila Doda, kandidatja për deputete nga PDIU, e renditur e 12-ta në listën e PD-së në qarkun e Tiranës, e ftuar në News 24, tregoi se kjo forcë politike pritet të fitojë pesë mandate në gjithë Shqipërinë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Sipas saj, PDIU ka rreth 50 mijë vota në gjithë Shqipërinë që janë “kontribut shumë i madh për Partinë Demokratike”.

Sot kemi një ombrellë që është e gjitha e djathtë. Nëse do të kishte qenë dhe LSI do kishte qenë dhe më e madhe”, shtoi Doda.

E pyetur se çfarë pritet të ndodhë pas 25 prillit sa i përket marrëveshjes së bërë me Partinë Demokratike, Doda u shpreh “Lidhur me atë që do të ndodhë pas 25 prillit, ne kemi bërë një marrëveshje shumë parimore dhe të gjatë. Kemi menduar për të gjitha hapat që duhet të ndjekim, detyrimet tona. Është marrëveshje që është respektuar dhe do të vazhdojë të respektohet nga të gjithë ne. Do duhet të mendojmë për një forcë të madhe që do të ndyshojë vendin. S’duhet të mendojmë vetëm për veten tonë por të mirën e përbashkët”, tha kandidatja për deputete.

Me tej, shtoi se kandidatët e PDIU-së do të marrin të gjithë votat që kjo forcë politike ka në qarqet e saj dhe padyshim do të kenë rrugë të gjatë në qeverisje.

Të fundit