Flash News

E-TJERA

Saimir Hoxha shpallet “Dëshmor i Atdheut”, Çuçi: Familja do të marrë menjëherë trajtim financiar

Saimir Hoxha shpallet “Dëshmor i Atdheut”, Çuçi:

Nënkomisari i Lezhës, Saimir Hoxha është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi vendimin e marrë paraditen e sotme nga qeveria.

Ai tha se kjo e fundit mori vendimin që familjarët të trajtohen menjëherë financiarisht nga shteti. Çuçi shtoi se fëmijëve të Hoxhës nuk do iu mungojë mbështetja, duke bërë me dije se nëse vazhdojnë shkollën e lartë do të marrin 170% të pagës së nënkomisarit.

"Siç e dini, dje humbi jetën në mënyër tragjike në krye të detyrës nënkomisari Saimir Hoxha. Morëm vendimin ëpr shpalljen “Dëshmor i Atdheut” nënkomisar. Qeveria mori vendim për trajtimin e menjëhershëm financiar të familjarëve.

Me marrjen e titullit, kur të hyjë në fuqi ligji i ri që miratuam në mbledhjen e parë të kësaj qeverie ato do të trajtohen, posaçërisht fëmijët si fëmijë në përkujdesje të republikës. Në asnjë moment gjatë gjithë jetës së tyre nuk do i mungojë përkujdesja nga shteti. Kjo do të thotë se fëmijët do të marrin një trajtim deri në 18-vjeç dhe nëse vijojnë shkollën e lartë deri në 25-vjeç do të marrin pagë prej 170% të pagës së nënkomisarit", tha Çuçi.

Në Pallatin e Kongreseve po zhvillohen homazhet në nder të efektivit të rënë në krye të detyrës, ku kolegë, politikanë dhe të afërm po i japin lamtumirën e fundit. Më herët ai u vlerësua dhe nga presidenti Ilir Meta me një dekoratë.

 

Të fundit