Flash News

E-TJERA

Së shpejti do të bëhej baba, humb jetën tragjikisht i riu shqiptar në Itali

Së shpejti do të bëhej baba, humb jetën tragjikisht i riu

Një 27-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur në një aksident tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Circonvallazione Oriani, në Itali.

I ndjeri po udhëtonte me motorin e tij tip Yamaha R6, por humbi kontrollin dhe u përplas me një pemë.

27-vjeçari i identifikuar si Redon Qevani ka ndërruar jetë në vendngjarje, sipas Corriere della Sera.

Menjëherë pas aksidentin në vendin e ngjarjes kanë shkuar të afërm të Redonit si dhe gruaja. Mësohet se çifti ishte në pritje të një djali.

Mediat shkruajnë se një prej të afërmve i ka vënë zjarrin motoçikletës pa bërë të ditur arsyen. Për këtë është dashur ndërhyrja e karabinierëve të tjerë për të menaxhuar situatën.

Të fundit