Flash News

E-TJERA

Seanca e Berishës, avokatët mbërrijnë në GJKKO

Seanca e Berishës, avokatët mbërrijnë në GJKKO

Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, avokatët e kryedemokratit Sali Berisha, kanë mbërritur në GJKKO ku do ta mbahet seanca për të vendosur masën e re të sigurisë për Berishën.

Vetë kryedemokrati nuk është paraqitur. Berisha ka deklaruar vazhdimisht se SPAK veproi në mënyrë të paligjshme dhe antikushtetuese.

Një javë më parë Kuvendi votoi pro heqjes së imunitetit për Berishën. Kryedemokrati tha se heqja e imunitetit e bën më të fortë.

“Jam më i fortë se kurrë!. Jam më i vendosur se kurrë në mbrojtje të të drejtës së kauzës së opozitarëve. Se forcë në botë që të mposhtë idealet e demokracisë nuk mund të ketë”, tha ai.

Të fundit