Flash News

E-TJERA

Seanca ndaj Berishës, Manjani: Gjyqtarët në presion, u kërkohet të marrin një vendim që s’merret

Seanca ndaj Berishës, Manjani: Gjyqtarët në presion, u

 

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është shprehur se gjyqtarët që po gjykojnë dosjen për kryedemokratin Sali Berisha janë në një presion shumë të madh nga qeveria dhe faktori ndërkombëtar.

Manjani tha në Euronews Albania, se gjyqtarëve po u kërkohet që të marrin ndaj Berishës një vendim që nuk mund të merret.

“Kjo është një histori që u ka mbetur në derë atyre. Unë kam një keqardhje për gjyqtarët atje, sepse ata janë në një presion të jashtëzakonshëm, u kërkohet që të marrin një vendim që nuk merret. Që të rrëzojnë kërkesën e prokurorit do këllqe. Ata janë prokurorët e Amerikës, të Europës, të Ramës, të Bidenit dhe vetëm të Shqipërisë nuk janë. Janë edhe shqiptarët pastaj që thonë t’ja marrim lopën tjetrit. 60 % e të izoluarvi e sot janë në paraburgim pa vendim gjykate.

Cilido që ka 2 pare mend në kokë dhe do të kuptojë se çfarë ka ndodhur me Reformën në Drejtësi, të shikoj burgjet, 60 % e të burgosurve janë në paraburgim pa vendim gjykate. Pse është bërë paraburimi masë burgimi? Sepse ka thënë Rama burg, burg, burg. Nga 5200 persona që janë sot në burgje, 3100 janë të paraburgosur, në shifër zyrtare. Kjo është shumë më e rëndë sesa personi Sali Berisha dhe Edi Rama. Është dështim i bukur, sepse populli shqiptar i do të gjithë në burg”, tha Manjani.

Të fundit