Flash News

E-TJERA

Seanca për shkarkimin e Metës, presidenca publikon kërkesën që depozitoi sot në “Kushtetuese”

Seanca për shkarkimin e Metës, presidenca publikon kërkesën

Presidenca ka bërë publike kërkesën paraprake të depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkon dorëheqjen e gjytarëve.

Kërkesa u paraqit edhe në seancë nga këshilltari ligjor Bledar Dervishaj, i cili tha se ka gjyqtarë që u ka përfunduar mandati dhe të tjerë që janë në konflikt interesi.

Aty renditet argumentat se pse Meta kërkon dorëheqjen e trupës gjykuese. Arsyet që listohen janë:

- Kryetarja aktuale e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, është duke ushtruar detyrën e gjyqtarit kushtetues, në vitin e 5-të përtej mandatit kushtetues.

- Tre anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese (zonja Xhaferllari, zonja Toska dhe zonja Papajorgji) janë zgjedhur përgjatë legjislaturës së IX-të të Kuvendit (nëntor 2019) kur midis dy organeve Kuvend-President, ka ekzistuar një marrëdhënie e tensionuar dhe konfliktuale, e shkaktuar nga mazhoranca.

- Ekzistenca e një kërkese për procedim disiplinor ndaj një apo disa gjyqtarëve kushtetues për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019, paraqitur në 24.1.2022.

- Për relatorin e çështjes objekt shqyrtimi, z. Përparim Kalo, prej datës 24 dhjetor 2021, kanë dalë në publik fakte që bëjnë të vihet në dyshim paanshmëria e tij.

Linku për të parë kërkesën e plotë të presidencës

 

Të fundit