Flash News

E-TJERA

Seanca për zgjedhjet lokale/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë për pezullimin e gjykimit dhe pushim të çështjes

Seanca për zgjedhjet lokale/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë

Gjykata Kushtetuesja ka vendosur para pak minutash të rrëzojë kërkesën e Qeverisë për pezullim të gjykimit për zgjedhjet lokale të 2019, deri në pritje të përfundimit të gjykimit të çështjes në gjykatën e Tiranës që lidhet me statusin e Voltana Ademit si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Qeveria kërkoi që fillimisht Gjykata e Tiranës të vendoste mbi statusin e Voltana Ademit si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, pasi  ankimimi për zgjedhjet lokale është bërë nga Voltana Ademi në cilësinë e kryetares së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, e cila u shkarkuar pak ditë më parë nga ky post, por ajo e konsideron si antikushtetues vendimin dhe gjykata ende nuk e ka dhënë fjalën e saj.

Po kështu Gjykata Kushtutese ka rrëzua edhe kërkesa e përfaqësueseve të qeverisë që pjesë e seancës të jetë Shoqata për Autonomi Vendore.

Kushtetuesja iu la një orë kohë palëve për t’u njohur me aktet e dosjes dhe seanca do të rinisë sërish pas një ore.

Dy kërkesat e Qeverisë:

1. Të përfshihet në proces si palë e interesuar Shoqata për Autonomi Vendore (E drejtuar nga Erion Veliaj).

2. Pezullim të shqyrtimit të kërkesës së Shoqatës së Bashkive për zgjedhjet e 30 qershorit 2019 nga Gjykata Kushtetuese deri ne momentin që Gjykata e Tiranës të shprehet për organet drejtuese të kësaj shoqate (pas përplasjes se fundit Ndreu-Ademi).

Debati:

Përfaqësuesja e qeverisë Edlira Kokona i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të mos e pranojë shqyrtimin e padisë për rrëzimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, me pretendimin se është bërë jashtë afatit. Kokona kërkoi pushimin e gjykimit të çështjes derisa të merret një vendim për organet drejtuese të shoqatës, ku Pjerin Ndreu i mori vendin Voltana Ademit.

Edlira Kokona: Nuk na është vënë në dispozicion statuti i shoqatës së bashkive. Kërkojmë kopjen e prokurës për zonjën Ademi si përfaqësuese e shoqatës. Këshilli i Ministrave kërkon pezullimin e çështjes, derisa gjykata e Tiranës të shprehet për organet drejtuesve te shoqatës. Kërkojmë pushimin e gjykimit për shkak të juridiksionit të gjykatës kushtetuese. Për aq kohë sa është pranuar shoqata e bashkive, duhet të pranohet edhe shoqata e autonomisë vendore.

Ndërsa, Bledar Dervishi, këshilltari i presidentit Ilir Meta, tha se pretendimi i shoqatës së Bashkive, është prej vitit 2019.

Bledar Dervishi: Shoqata tjetër e Bashkive ka pasur tendencë jo vetëm të ushtrojë funksionin e saj, por edhe të largojë nga drejtimi përfaqësuesit e kësaj shoqate. Qëllimi ka qenë që të uzurpojnë këtë shoqatë. Unë kërkoj që të rrëzohet kërkesa që ajo shoqatë të bëhet pjesë e këtij procesi. Këshilli i Ministrave kërkon pezullim të çështjes, derisa gjykata e Tiranës të shprehet sa i takon organeve drejtuese të shoqatës. Gjithashtu kërkojnë pushim të gjykimit, pasi nuk ka kompetencë për këtë çështje. Të dy shoqatat kanë të drejtë të jenë pjesë e këtij procesi.

Jordan Daci përfaqësuesi i shoqatës së bashkive (Voltana Ademi) deklaron se Këshilli i Ministrave dhe Avokati i Shtetit nuk duhet të marrë pjesë si subjekt i interesuar, pasi janë në konflikt interesi.

Jordan Daci: I kërkojmë Gjykatës Kushtetuese që mos ta pranojë pasi është jashtë afateve. Këshilli i Minstrave nuk mund të jetë palë e interesuar, pasi pushteti lokal është i pavarur. Edhe avokatura e shtetit, nuk mund të jetë palë në këtë proces, pasi i shërben gjithë shtetit dhe nuk mund të përfshihet”.

Të fundit