Flash News

E-TJERA

Sejamini: Erion Veliaj mund të merret i pandehur në çdo kohë

Sejamini: Erion Veliaj mund të merret i pandehur në çdo

Analisti Neritan Sejamini ka thënë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mund të merret i pandehur në çdo kohë lidhur me aferën e inceneratorëve dhe hetimeve që kanë nisur nga Prokuroria e Posaçme.

I ftuar në “Të Paekspozuarit”, Sejamini tha se Veliaj është pneg politik i kryeministrit Rama dhe i SPAK-ut.

“Standardi i drejtësisë është më i rëndësishmi në këtë histori: si po heton SPAK-u. Një nga akuzat ndaj zotit Ahmetaj ishte se ai nuk kishte mbrojtur interesin publik ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës. Unë nuk mendoj se z. Veliaj i është bërë nder me këtë gjë, se ai mund të merret i pandehur në çdo kohë. Kjo gjë vërtet e ka shpëtuar, por z. Veliaj është peng politik i z. Rama, i SPAK-ut dhe i kujtdo qoftë. Pse?

Sepse këto shkresa për sa kohë nuk janë hetuar nga drejtësia, ai mund të hetohet në çdo moment, sot nga drejtësia, nesër nga dikush tjetër. Z. Veliaj me këtë situatë ku ne jemi sot, është peng politik dhe në ankth politik”, tha Sejamini.

Të fundit