Flash News

E-TJERA

Sekuestrimi i pasurisë së tre ish-gjyqtarëve, Yuri Kim: Reforma në drejtësi nuk do jetë e përsosur, por po ecën përpara

Sekuestrimi i pasurisë së tre ish-gjyqtarëve, Yuri Kim: Reforma

Pas sekuestrimit të pasurisë nga SPAK të  tre ish-gjyqtarëve të lartë Fatos Lulo, Bashkim Dedja dhe Shkëlzen Selimi, të shkarkuar pas procesit të vettingut, ka reagur ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Në një reagim në Twitter, Kim shkruan se Rreforma në drejtësi nuk do jetë e përsosur, por po ecën përpara.

REAGIMI I PLOTE

“Gjykata speciale pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive të dy ish-gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe ish-kreut të gjykatës Kushtetuese, të cilët u shkarkuan nga procesi e vetingut për fshehjen e pasurive të tyre.

Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur – por po ecën përpara, hap pas hapi. https://spak.al/2021/04/28/njoftim-per-shtyp/”

 

 

 

Të fundit