Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen 15 000 euro të padeklaruara në Kapshticë

Sekuestrohen 15 000 euro të padeklaruara në Kapshticë

Policia ka sekuestruar 15 000 euro në pikën kufitare të Kapshticës.

Blutë bëjnë me dije se është proceduar penalisht 54-vjeçarja e identifikuar si B.I pasi nuk i deklaroi paratë.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar në çantën personale të shtetases B. I., u gjetën 15 000 euro që kjo shtetase nuk i kishte deklaruar siç përcaktohet me ligj.

Kjo shumë monetare u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, për shtetasen B. I., 54 vjeçe, banuese në Durrës, ku nisi procedimi në gjendje të lirë”, njoftoi policia.

Të fundit