Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen 2275 ton naftë në Durrës, ç’deklaronte Rama pak ditë më parë për kontrabandën e karburanteve

Sekuestrohen 2275 ton naftë në Durrës, ç’deklaronte

2275 ton naftë kontrabandë janë sekuestruar në Durrës ditën e sotme. Policia bën me dije se nafta transportohej me anije çisternë, nga Libia në Shqipëri.

Kujtojmë që pak ditë më parë në një tryezë diskutimi, kreu i qeverisë Edi Rama pati një debat, ku mohoi aktivitetin e naftës kontrbandë, që sipas ekspertëve dëmton tregun, duke sjellë rritje të çmimit të karburanteve.

Kujtojmë që lufta në Ukraina ka rritur çmimin e karburanteve në nivele rekord, por ndryshe nga vende të tjera, në Shqipëri, shpesh nuk reflektohet rënia që ndodh në tregjet ndërkombëtare.

Nisur nga kjo, ekspertët kanë kritikuar Bordin e Transparencës, strukturë e ngritur nga qeveria, për abuzime.

 

Të fundit