Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen dy ton drogë kolumbiane në Spanjë, trafiku lidhej me mafien shqiptare

Sekuestrohen dy ton drogë kolumbiane në Spanjë, trafiku lidhej me

Nëntë persona të akuzuar se i përkisnin një rrjeti që trafikonte kokainë nga Kolumbia përmes Portugalisë dhe Spanjës u arrestuan, në një operacion në të cilin u sekuestruan 2 ton drogë.

Operacioni, i koordinuar nga Europoli në bashkëpunim me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara Kundër Drogës (DEA), u zhvillua të hënën në disa qytete në Galicia, një rajon në veriperëndim të Spanjës, si dhe në Monçao, një qytet në Portugalinë veriore që ndodhet në kufirin spanjoll.

Autoritetet arrestuan nëntë persona me kombësi spanjolle, të dyshuar si anëtarë të "klanit Piturros", një grup kriminal i lidhur historikisht me trafikun e drogës në Galicia që nga vitet 1980.

Hetimi, i cili filloi në shkurt, bëri të mundur sekuestrimin e më shumë se dy tonë kokainë të fshehur në varka ose në prona të vendosura në bregdetin portugez, thuhet në deklaratë.

Sipas Gardës Civile, rrjeti ishte i lidhur drejtpërdrejt me shpërndarësit kryesorë të kokainës kolumbiane. Rrjeti kishte lidhje edhe me një mafie shqiptare, të cilës i destinohej një pjesë e drogës së konfiskuar.

Galicia është një nga portat kryesore të kokainës në Evropë.

Më 12 dhjetor, policia spanjolle njoftoi sekuestrimin e 7.5 ton kokainë, e ardhur nga Kolumbia nëpërmjet Ekuadorit, e trafikuar nga mafiozët shqiptarë në Vigo, portin kryesor të Galician.

Të fundit