Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen mbi 32 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë

Sekuestrohen mbi 32 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë

Një shumë prej rreth 32 mijë eurosh është sekuestruar nga Policia në Kakavijë.

Blutë bëjnë me dije se paratë u përkasin dy personave të ndryshëm të cilët kanë tentuar ti fusin në vendin tonë ilegalisht. 

"Gjatë kontrollit një person me inicialet V. B. 38 vjeç, u kap me 11,985 euro dhe 30,000 lekë që nuk i kishte deklaruar. Po ashtu një tjetër person, F. I., 45 vjeç, u gjet me 20,000 euro, të cilat nuk ishin deklaruar ashtu siç kërkohet",- thuhet në njoftimin e Policisë. 

Paratë janë sekuestruar nga Polica, ndërsa ndaj dy personave të ndaluar ka nisur procedim penal. 

 

Të fundit