Flash News

E-TJERA

Seri kallëzimesh për mashtrim, kush është noterja e arrestuar sot, në 2021 u kërcënua dhe iu vu tritol në 'Range'

Seri kallëzimesh për mashtrim, kush është noterja e

Noterja 40-vjeçare, Rezarta Koçi, u arrestua sot për shpërdorim detyre dhe vjedhje pasi merrte para nga qytetarët përmes mashtrimit.

Në nëntor të vitit të kaluar, makinës tip “Range Rover” të Koçit, iu vendos tritol. Shpërthimi ndodhi në zonën e “Komunës së Parisit” dhe asokohe dyshohej se u vendos nga një person i cili e ka kallëzuar më herët penalisht noteren, për mashtrim.

Në korrik të vitit 2019, Koçi është kallëzuar nga shtetasi I. Ç për mashtrim me argumentin se noterja i kishte marr para për një pasuri të paluajtshme, hotel.

Kallëzimi është depozituar në maj të vitit 2021, nga një person me iniciale E. N për fshehje të ardhurash dhe mashtrim, me pretendimin se noterja i ka marrë një shumë parash për një kontratë për shitje pasurie të paluajtshme.

Ndërsa më 9 korrik të vitit 2021, noterja është kallëzuar sërish në prokurori, edhe këtë herë për mashtrim. Ishin këto seri kallëzimesh që shtuan dyshimet se shpërthimi me eksploziv ndodhi nga persona të cilat kishin hedhur akuza mbi noteren.

Më 31 tetor noterja ka marrë një mesazh kërcënues nga një person i paidentifikuar, ku shkruhej se “të gjitha pisllëqet që ke bërë me atë të ndjerin do t’i lash në këtë dynja.” Data përkonte edhe me ditëlindjen e noteres.

Seri kallëzimesh për mashtrim, kush është noterja e

Të fundit