Flash News

E-TJERA

Sërish aksident në vend/ Kamioni përplaset me 'Citroen-in' në Xibrakë, humb jetën një grua, plagoset një tjetër

Sërish aksident në vend/ Kamioni përplaset me

Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në vendin tonë. Një kamion është përplasur me një mjeti tip "Citroen", duke lënë të pajetë një grua 54-vjeçare.

Ndërkohë ka mbetur e plagosur pasagjerja tjetër G.M., rreth 37 vjeçe. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë.

Gjithashtu sqaron se "Citroen" drejtohej nga E.M., ndërsa kamioni nga një shtetas maqedonas. Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të aksidentit

"Më datë 09.10.2021, rreth orës 18:33, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd,  në fshatin Xibrakë, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin V.J., nga  Maqedonia e Veriut është përplasur me mjetin tip "Citroen", me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë shtetasja F.G.,  rreth 54 vjeçe  dhe është  plagosur shtetasja G.M.,  rreth 37 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën, pasagjere në mjetit tip 'Citroen'", thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Të fundit