Flash News

E-TJERA

Sezoni turistik, Çuçi: Le të sjellin Dua Lipën sa të duash, ne ende fshehim mbetjet "poshtë tapetit"

Sezoni turistik, Çuçi: Le të sjellin Dua Lipën sa

Ekspertja e mjedisit, Ornela Çuçi e ftuar në emisionit “Opinion” në Tv Klan për të folur për sezonin turistik u shprehet se një nga disavantazhet më të mëdha që Shqipëria ka janë mbetjet.

"Mund ta sjellësh Dua Lipën sa të duash dhe ta marketosh Ksamilin, Vlorën, mund të bësh investime pa fund në Vlorë, por mjafton një shkëndijë në landfillin e mbetjeve në Vlorë dhe në 3 ditë të ndizet nga ai tymi i jashtëzakonshëm.", u shpreh Çuçi.

Ornela Çuçi: Një nga disavantazhet, nuk kemi një brand kombëtar, pra ku jemi ne. A jemi tek turizmi masiv, apo tek ai individual. Do të duhet të fokusojmë ofertën turistike. Nga ana tjetër, nuk kemi një markë kombëtare ushqimi, shquhesh për raki, por nuk e ke të branduar. Nuk themi që e kemi këtë produk tonin shqiptar. Ushqimin e kemi të pamarkuar, i kemi të paekspozuara siç duhet. Do të evidentoja mbetjet. Kemi punuar dhe me mbetjet, i kemi marrë dhe i kemi fshehur poshtë tapetit. Mund ta sjellësh Dua Lipën sa të duash dhe ta marketosh Ksamilin, Vlorën, mund të bësh investime pa fund në Vlorë, por mjafton një shkëndijë në landfillin e mbetjeve në Vlorë dhe në 3 ditë të ndizet nga ai tymi i jashtëzakonshëm.

Të fundit