Flash News

Bota

SHBA njoftoi një takim mes Biden dhe Putin, por Kremlini nuk e ka “në plan”

SHBA njoftoi një takim mes Biden dhe Putin, por Kremlini nuk e ka

Teksa Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Joe Biden kishte pranuar të takonte presidentin Vladimir Putin, me ndërmjetësimin e Francës, Kremlini i ka rrëzuar këto zëra.

BBC raporton se Rusia ka mohuar të ketë një plan për takim mes dy homologëve. Kremlini mësohet të ketë deklaruar se nuk ka "plane konkrete" për një samit mbi Ukrainën midis presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se ishte "e parakohshme të flitej për ndonjë plan specifik për organizimin e çdo lloj samiti".

Samiti është propozuar nga Franca dhe është rënë dakord në parim nga Biden.

Të fundit