Flash News

E-TJERA

Shehaj: Hetimi i Krajës dhe Prençit për inceneratorin e Tiranës fsheh momente të rëndësishme

Shehaj: Hetimi i Krajës dhe Prençit për inceneratorin e

Ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj foli rreth dosjes së SPAK për inceneratorin e Tiranës.

E ftuar në Syri tv, Shehaj u shpreh se hetimi i dy prokurorëve, Arben Kraja dhe Dritan Prençi fsheh momente shumë të rëndësishme të kësaj çështje.

Po të krahasosh hetimet që bën Dritan Prençi dhe Arben Kraja me hetimin që ka bërë Altin Dumani, me dosjen e Arben Ahmetaj, që është një hetim pasuror, jo i lidhur me inceneratorët, shihet qartë që janë fshehur momente shumë të rëndësishme.

Duket sikur prokuroria vajti te bashkia Tiranë, por nuk ka vajtur. Është bërë e njëjta formulë, si me Fierin. Edhe në dosjen e Fierit prokuror i çështjes është Dritan Prençi dhe është shkuar deri tek Komisioni i Vlerësimit të Koncesionit.

Ka vajtur deri aty. Nga vendimi i Korrikut  deri në vendimin e para dy ditëve nuk ka asgjë të re. Dosja ka vetëm administrimin e raportit të KLSH-së. Të dyja dosjet, vendimet janë copy paste.

Janë dashur 5 muaj negociata, hetimet nuk kanë nxjerrë asgjë të re. Është fituar kohë vetëm për ato pazareve që bënte Erion Veliaj.

Për fajin e Erion Veliajt, Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu, janë në burg. Dosja, sidomos pjesa e fshehur e dosjes fakton më së miri se Erion Veliaj edhe në janar dhe në mars të vitit 2016, me Shkëlqim Canin, i cili në mënyrë të moderuar i thoshte nuk je konform ligjit.

Ndërsa Arben Ahmetaj pa moderim fare në përgjigjen që i jep, është shumë shterrues dhe ndërkohë flet në komunikim me bashkinë e Tiranës si autoritet kontraktor.

Ishte bashkia e Tiranës, që tre herë, një herë Lefter Kokës, dy herë në Ministrinë e Financave dhe kur pa se nuk çau këtu aty besoj do të ketë ndërhyrë Edi Rama’, tha Brisilda Shehaj 

 

Të fundit