Flash News

E-TJERA

Shehu: Vaksinat janë të skaduara, ISHP e mohon: Procesi po përdoret për qëllime elektorale

Shehu: Vaksinat janë të skaduara, ISHP e mohon: Procesi po

Kandidati i PD-së për deputet dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu denoncoi sot se qytetarët po marrin vaksina të skaduara dhe të pasigurta. Përmes një postimi në Facebook, ai e cilësoi këtë një skandal që duhet hetuar menjëherë.

“Janë vaksina “Kineze” me ambalazhe të shkruara turqisht, jo vetëm të pa certifikuara nga asnjë organizëm ndërkombëtar, me efikasitet shume të ulët, sipas vetë kinezeve, por dhe me datë skadence të tejkaluar që më 4 prill”, shkruan ndër të tjera Shehu.

Lidhur me këtë ka reaguar Instituti i Shëndetit Publik, i cili e ka mohuar, duke thënë se vaksinimi po përdoret për qëllime elektorale. ISHP-ja ka theksuar se vaksinat janë të sigurta dhe se janë sjellë brenda standarteve të ruajtjes.

“Kushtet e ruajtjes, shpërndarja dhe aplikimi i tyre janë brenda të gjithë standarteve teknike, siç është vepruar me të gjitha vaksinat, për dekada të tëra. Autoritetet shëndetësore kanë garantuar vaksina të sigurta dhe po vijojnë me aplikimin e tyre, sipas planit kombëtar të vaksinimit. Çdokush që hedh baltë mbi sigurinë e procesit, dëmton jetën e qytetarëve”, thuhet në reagimin e ISHP-së.

Shehu: Vaksinat janë të skaduara, ISHP e mohon: Procesi po

Të fundit