Flash News

E-TJERA

Shënoi golin e dytë për kuqezinjtë, por vëmendjen e mori tatuazhi i Mirlind Dakut

Shënoi golin e dytë për kuqezinjtë, por vëmendjen e

Shqipëria mposhti mbrëmjen e djeshme me rezultatin 2-0 Poloninë, në “Air Albania”. Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Jasir Asani dhe Mirlind Daku.

Ky i fundit, shënoi vetëm dy minujta pasi zbriti në fushë në pjesën e dytë të sfidës.

Mirëpo ajo që bëri jehonë përveç golit fantastik të Dakut, ishte edhe tatuazhi që ai ka gdhendur në pjesën e shpatullës. Tatuazhi ra në sy kur Dau hoqi bluzën pasi shënoi golin e fitores.

Mirlind Daku ka gdhendur në trup fjalën ‘Katana 138’, nofka e komandantit legjendar të UÇK-së Agim Ramadani si dhe piramidën e rrëzuar të kufirit shqiptaro-shqiptar.

Beteja e Koshares njihet edhe si beteja ku u thye kufiri. Në shenjë simbolike, Ushtarët e UÇK rrëzuan gurin e Kufirit që ndante Kosovën me Shqipërinë.

Shënoi golin e dytë për kuqezinjtë, por vëmendjen e

Të fundit