Flash News

E-TJERA

Sherr me thika në Itali, plagoset i riu shqiptar

Sherr me thika në Itali, plagoset i riu shqiptar

Një shqiptar ka mbetur i plagosur ditën e sotme pas një sherri me thika.

Mediat vendase shkruajnë se babë e bir, me origjinë nga Shqipëria, janë konfliktuar me një shtetas Italian dhe e kanë plagosur me thikë.

Sipas raportimeve ka qënë shtetasi italian ai i cili fillimisht ka kërcënuar me thikë 50-vjeçarin shqiptar, dhe këtij të fundit i ka ardhur në ndihmë i biri 20 vjeç. Konflikti degradoi më tej, dhe 20-vjeçari goditi me thikë shtetasin italian në gjoks.

I plagosuri u transportua me urgjencë për në spital ku u nënshtrua një operacioni. Ndërsa babë e bir u arrestuan pasi akuzohen për veprën penale ‘vrasje e mbetur në tentativë’.

Të fundit