Flash News

E-TJERA

Sherr me thika në Shkodër plagoset adoleshenti

Sherr me thika në Shkodër plagoset adoleshenti

Një 16 vjeçar është plagosur ditën e sotme në Shkodër, pas një konflikti të çastit me një moshatar të tij.

Policia bën me dije se adoleshenti me iniciale K. L ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë po punohet për arrestimin e autorit të plagosjes.

"Mesditën e sotme në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër, në rrugë, gjatë një konflikti të çastit ndërmjet dy 16-vjeçarëve, shtetasi Xh. P. ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin K. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit Xh. P.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.", njofton policia.

Të fundit