Flash News

E-TJERA

Sherri me karrige dhe sende të forta në KZAZ-në 30, Policia informacion zyrtar: Kemi shoqëruar 8 persona

Sherri me karrige dhe sende të forta në KZAZ-në 30, Policia

Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar se ka shoqëruar 8 persona lidhur me konfliktin në KZAZ-në 30 në “1 Maji” në Tiranë.

Po ashtu procesi i numërimit të votave ka ndaluar, dhe Policia thotë se po kryen detyrën.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:45, tek shkolla “1 Maji”, në VNV nr.30, me kërkesë të KZAZ-së, shërbimet e Policisë, me Vendim nr. 262, të KZAZ-së, kanë ndërhyrë në ambientet e brendshme të KZAZ-së ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave, pasi kishte një konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë shoqërimin e 8 personave për veprime të mëtejshme hetimore. Aktualisht ka ndaluar procesi i numërimit të votave dhe shërbimet e policisë vijojnë të kryejnë detyrën për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.

Të fundit