Flash News

E-TJERA

Sherri me një të vdekur në Gramsh, konflikti nisi për rrjetet sociale dy javë më parë

Sherri me një të vdekur në Gramsh, konflikti nisi për

Një sherr mes adoelenshentëve ka ndodhur këtë të martë në Gramsh ku njëri prej tyre ka humbur jetën.

15-vjeçari i identifikuar si Fatjon Bici ndërroi jetë pas plagëve të marra me një mjet prerës thikë.

Në komisariat janë shoqëruar dhe 4 të rinj të përfshirë në konflik, mes tyre dhe Marko Liçi që është kushëri i viktimës, ky i fundit i plagosur.

Sipas burimeve konflikti ka filluar 2 javë më parë tek një kënd lojrash në Gramsh për shkak të rrjeteve sociale por nuk është mbyllur.

Sot dy kushërinjëve i kanë dalë përpara 4 personat e tjerë e situata është agravuar deri në përdorimin e mjeteve prerëse.

Blutë raportojnë se sherri ndodhi në lagjen “Sport 2” ky pas një konflikti të çastit mes tyre, i mituri u godit me thikë në kokë dhe në zemër, e për pasojë  humbi jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Pas ndjekjes nga Policia, janë kapur dhe janë shoqëruar në Komisariat, 4 adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori) e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe përcaktimin e autorësisë së ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, do të ketë njoftim për arrestimin e autorit dhe për masat që do të merren për 3 shtetasit e tjerë të shoqëruar”,- ka njoftuar policia.

 

Të fundit