Flash News

E-TJERA

Sherri me pasojë vdekjen e 55-vjeçarit në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar

Sherri me pasojë vdekjen e 55-vjeçarit në Vlorë,

Është arrestuar autori i dyshuar i cili u përfshi në një konflikt me grushte dhe sende të forta, ku mbeti i vdekur Armando Memshani 55 vjeç.

Ky i fundit ndërroi jetë pas plagëve të marra gjatë konfliktit. Dyshohet se gjithçka ndodhi për motive pronësie.

Viktima ishte me profesion inxhinier. Ngjarja u shënua pranë Gjykatës së Vlorës.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:45, në një qendër interneti, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet 2 shtetasve, për shkak të dhunës fizike të ushtruar ndaj tij (goditjeve me grushte), humbi jetën shtetasi A. M., ju informojmë se:

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasit R. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, deklaron policia.

 

Të fundit