Flash News

E-TJERA

Sherri me sende të forta për një tavolinë, pezullohen nga detyra dy mësueset e shkollës "Çajupi"

Sherri me sende të forta për një tavolinë, pezullohen nga

Ministria e Arsimit ka pezulluar nga detyra dy mësueset e përfshira në konfliktin e djeshëm pranë shkollës “Andon Zako Çajupi” në Tiranë.

Pasi është konfirmuar nga organet kompetente përfshirja e dy mësueseve në konflikti, ku mbetën të plagosur me sende të forta të paktën 4 persona, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar kërkoi nga Institucioni Arsimor një mbledhje urgjente të komisionit të etikës për vlerësimin e rastit në fjalë.

Në njoftimin e saj publik Zyra Arsimore thekson se:

“Dëshirojmë të garantojmë opinionin publik dhe prindërit e nxënësve në veçanti se për çdo punonjës arsimor i cili përfshihet në ngjarje që cënojnë integritetin e profesionit, apo figurën e lartë të mësuesit, institucionet tona do të veprojnë pa asnjë tolerim, duke u mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi”.

Konflikti mes dy mësueseve nisi për një vendqëndrim në lokal, dhe përfundoi në sherr me sende të forta deri në përdorimin e armës nga të afërmit e tyre.

Të fundit