Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Sherri në Sauk jo për partinë, kandidati i LSI-së u konfliktua për një vajzë
Sherri i shkaktuar në Sauk ku u plagosën dy të rinj, nuk ka qenë për shkak të partisë por për një femër, raporton Fax News.
Në sherr ka qenë i përfshirë edhe Klodian Doka, kandidati për deputet i LSI-së dhe vëllezërit e tij Roland dhe Eltjan Doka.
Fillimisht u përfol se arsyeja e sherrit ka qenë për shkaqe politike, por burime për këtë media kanë bërë me dije se motivi i zënkës ka qenë për një femër.
Vëllezërit Doka dhe autorët e ngjarjes, aderojnë në të njëjtin subjekt politik, Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Ata janë konfliktuar fillimisht në drekë, pastaj zënka ka nisur edhe në darkë në një lokal pranë xhamisë në zonën e Saukut të Vjetër në Tiranë. Mësohet se aty ndodhet edhe zyra e njërës prej degëve të LSI-së.
Njëri nga autorët, i ka thënë njërit prej vëllezërve se e ka sharë dhe i ka folur keq një vajze me të cilën kishin njohje të përbashkët.
Debati ka degraduar në përplasje fizike ku janë dëmtuar vëllezërit Doka. Ata ndodhen në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se Roland Ndoka ndodhet në gjendje më të rëndë, por të tre janë jashtë rrezikut për jetën.