Flash News

E-TJERA

Sherri për pronën i mori jetën 55-vjeçarit, policia e Vlorës zbardh detajet e para

Sherri për pronën i mori jetën 55-vjeçarit, policia e

Policia e Vlorës ka dhënë detaje për vrasjen e ndodhur paraditen e sotme në qytetin bregdetar.

Sipas policisë, dy persona janë zënë me grushte me njëri-tjetrin për konflikte pronësie, dhe për pasojë një prej tyre ka përfunduar në tokë, duke goditur kokën në bordurë.

Për pasojë, kjo goditje ka rezultuar fatale për Armando Meshaun, 55 vjeç i cili ka ndërruar jetë.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

 

Të fundit