All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Shifrat/ Çmimet shënojnë rritje të konsiderueshme në Mars, kryesojnë produktet e shportës dhe transporti

All - Paragraf - 1

Shifrat/ Çmimet shënojnë rritje të konsiderueshme në

Shqipëria dhe jo vetëm është përfshirë nga një rritje e paprecedentë e çmimeve. Një ndikim të konsiderueshëm ka lufta në Ukrainë.

All - Paragraf - 3

Indeksi i çmimeve të konsumit, që mat ndryshimin e tyre, në muajin mars është 5.7 %, ndërsa një vit më parë ishte 1.2 %.

Edhe duke e krahësuar me muajin shkurt, ndryshimi është i konsiderueshëm, 2.4 %. Rritja vjetore e çmimeve në muajin mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3.31%, pasuar nga grupi “Transporti” me 1.08%.

Ndërsa krahasuar me muajin mars 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 19.9 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9.3 %.

Rritja e vazhdueshme e çmimit të naftës ka bërë që çmimet për “Transportin” në muajin mars të rriten me 8.9 % krahësuar me shkurtin, ndërsa “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3.9 %.

Burimi: INSTAT

Të fundit