Flash News

E-TJERA

Shkaktoi aksidentin me dy viktima në Levan – Vlorë, arrestohet 28-vjeçarja italiane

Shkaktoi aksidentin me dy viktima në Levan – Vlorë, arrestohet

Është vënë në pranga shoferja italiane e mjetit që përplasi nga pas kamionçinën ku udhëtonin Ferdinant Hasani dhe Artan Muho, të cilët ndërruan jetë.

A. T., 28 vjeçe, u përplas një ditë më parë me kamionçinën tip “Benz” në afërsi të vendit të quajtur “Kripa”. Si pasojë e aksidentit, ndërroi jetë në vend shoferi Ferdinant Hasani dhe më pas pasagjeri Artan Muho.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasen italiane A. T., 28 vjeçe, banuese në Napoli, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin në afërsi të vendit të quajtur “Kripa”, në autostradën “100 Vjetori”, është përplasur me një kamionçinë tip “Benz”. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i kamionçinës, shtetasi F. H., 63 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital edhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi D. M., 47 vjeç, banues në Vlorë“, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit