Flash News

E-TJERA

Shkaktoi një aksident, shpallet në kërkim 46-vjeçari në Shkodër

Shkaktoi një aksident, shpallet në kërkim 46-vjeçari

Një 46-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi, ka përplasur automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin E. O., 26 vjeç, banues në Laç, Vau i Dejës, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Shkodër referuan materialet procedurale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin N. N., 46 vjeç, banues në fshatin Mjedë, pasi dyshohet se duke drejtuar një automjet tip “Audi”, të cilin e kishte marrë me qira, ka përplasur automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin E. O., 26 vjeç, banues në Laç, Vau i Dejës, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

 

Të fundit