Flash News

E-TJERA

Shkarkimi Gledis Nanos, ish-deputeti tregon pse ka vepër penale: Rama këput fillin e hetimeve sa herë plasin skandale

Shkarkimi Gledis Nanos, ish-deputeti tregon pse ka vepër penale: Rama

Ish-deputeti Romeo Gurakuqi ka reaguar pas shkarkimit të Gledis Nanos. Ai thotë se sa herë ndodhin skandale, kryeministri Edi Rama shkarkon “zbuluesin e kupolës” duke dëmtuar hetimet.

“Sa herë që plasin skandalet dhe ata pak shërbëtorë besnikë të Shqipërisë, qytetarëve dhe shtetit kuptojne si ka funksionuar sistemi i nëndheshëm që e ka kthyer Shqipërinë në tokë të sigurt për krimin dhe korrupsionin, kryeministri shkarkon zbuluesin e kupolës, këput fillin e hetimit të thelluar, ndërmerr nisma turbulluese, frenon reformimim e institucioneve ligjzbatuese, e devijon tërësisht kahun veprimtarisë pararendëse të institucioneve të hetimit policor”, thotë Gurakuqi.

Ky i fundit thekson se kjo sjellje përmbën vepër penale. Ai thotë se insititucionet përgjegjëse duhet të marrin masa ndaj funksionarëve që dëmtojnë hetimet.

“Pengimi i rrjedhes së drejtesisë dhe shpërdorimi i detyrës përbejnë vepra penale. Kur këto vepra kryhen nga funksionare të nalte shtetërore, në vendet demokratike dhe të perendimizueme, përgjegjësit vendosen nën akuzë, nga Parlamenti përmes mekanizmave të hetimit parlamentar dhe  nga Prokuroria e shtetit”, shton ish-deputeti.

Gurakuqi i drejton pyetje kryeprokurorit të vendit, që lidhen me shkarkimin e Nanos.

“Dua ta pyes Kryeprokurorin e Republikes, nëse shkarkimi i kreut të një institucioni të pavarur (siç është Policia e Shtetit), brenda një mandati normal, kur nuk ka kryer asnjë vepër që e cënon veprimtarinë zyrtare, përbën një cënim të ligjshmërise shtetërore?!

A i lind atij detyrimi për një hetim kryesisht të çështjes, në plotësim të detyrimit që ka në mbrojtje të shtetit, në rastin konkret, të cënimit të veprimtarisë së një institucioni të pavarur?!”-thekson ish-deputeti.

Të fundit