Flash News

E-TJERA

Shkarkimi i Erion Veliajt, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet më 23 shtator

Shkarkimi i Erion Veliajt, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të mblidhet ditën e martë, më datë 23 shtator ku këshilltarët socialistë të Këshillit Bashkiak do të bëjnë kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt .

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të këshilltarëve socialistë të bashkisë, që u mbajt në selinë e Partisë socialiste.

Ligji për Vetëqeverisjen Vendore përcakton në Nenin 62 se shkarkimi i kryetarit të Bashkisë propozohet nga Këshilli Bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.

Në mbledhjen e këshilltarëve socialistë, mbajtur në selinë e PS u vendos se për procesin e shkarkimit do të ndërmerret një nismë e re nga vetë ata dhe nuk do të shfrytëzohet kërkesa e depozituar nga këshilltarët demokratë.

Këshilltarët socialistë të Bashkisë u vunë në lëvizje pasi kryeministri Edi Rama deklaroi në Asamblenë e PS-së, se kryeqyteti nuk mund të priste më asnjë ditë për punët që duhen bërë dhe njoftoi se do nisnin procedurat për shkarkimin e Veliajt. Ai gjithashtu, propozoi që në garë si kandidatja e PS-së për kryebashkiake të ishte Ogerta Manastirliu.

Të fundit