Flash News

E-TJERA

Shkarkimi i Metës, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim: Do të shpallet brenda 30 ditëve!

Shkarkimi i Metës, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim: Do

Ka përfunduar seanca për shkarkimin e presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese. Pasi është njohur me qëndrimin dhe provat e paraqitura nga palët, trupa gjykuese është tërhequr për vendim. Gjykata Kushtetuese ka bërë me dije se vendimin e arsyetuar do ta shpallë brenda 30 ditëve.

“Gjykata Kushtetuese deklaron mbylljen e seancës plenare dhe tërhiqet për të marrë vendim. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit”, tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, pasi dëgjoi konkluzionet e të dyja palëve.

Më herët këshilltari ligjor i Metës, Bledar Dervishaj ngriti pretendime për manipulim provash nga ana e Kuvendit. Kujtojmë që sot u mbajt seanca e tretë në “Kushtetuese” për shkarkimin e Kreut të Shtetit.

Meta ka paralajmëruar se çështjen mund të dërgojë edhe në Gjykatën Evropiane, si institucion mbi atë Kushtetuesen. Ai është shprehur i bindur se detyrën do të vazhdojë deri në përfundimin e mandatit, 24 korrik të këtij viti.

Kuvendi miratoi më 9 qershor me 104 voto pro shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës. Meta është presidenti i parë i Republikës që u shkarkua me një nismë të tillë nga Kuvendi.

Tani është Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë përfundimisht nëse gjetjet e Parlamentit, për shkelje të rënda të Kushtetues nga Ilir Meta, janë të bazuara apo jo.

Për shkarkimin e tij, socialistët ngritëm Komisionin Hetimor, i cili për disa javë mblodhi fakte, që sipas tij, vërtetonin shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentit Ilir Meta, dhe që ishin kryesisht deklarata të bëra nga ky i fundit në media apo në rrjetet sociale.

Të fundit