Flash News

E-TJERA

Shkarkimi i Metës/ Këshilltari ligjor konferencë urgjente: Na rezulton një ndërhyrje dhe manipulim provash

Shkarkimi i Metës/ Këshilltari ligjor konferencë urgjente: Na

Këshilltari ligjor i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj ka dalë në një konferencë urgjente për mediat, ndërsa pritet që Gjykata Kushtetuese të japë vendimin për shkarkimin ose jo të Kreut të Shtetit.

Ai ka evidentuar disa ndërhyrje dhe manipulime provash, siç i konsideron Dervishaj, të dokumenteve të dorëzuara nga Kuvendi në Gjykatën Kushtetuese. Pretendimet e Dervishajt lidhen me mospërputhje të datave të provave të depozituara nga Kuvendi.

“Në seancën e orës 10.00 i kërkuam Gjykates Kushtetuese kemi kundërshtuar vërtetësinë e një prove të depozituar nga Kuvendi në datën 4 shkurt 2022, që i përcjellë Gjykatës Kushtetuese  disa prova shtesë, ku përfshihet dhe urdhri 5.5 2021 i kryetarit të Kuvendit.

Rendi i ditës ka përplasje me urdhrin e kryetarit të Kuvendit që ka të bëjë me mbledhjen e seancës në 7.5 2021, ditën qe Kuvendi do miratonte ngritjen e Komisionit Hetimor dhe raportin e Komisonit të Ligjeve.

Gjatë shqyrtimit të këtyre provave na rezultoi se me përmbajtjen e praktikës së dërguar nga Kuvendi dhe praktikën e publikuar online nga vetë Kuvendi na rezulton ndërhyrje apo manipulim prove të depozituar nga Kuvendi.

Urdhri që Kuvendi i depozitoi si prove mban datën 5.5.2021, për mbledhjen e Kuvendit në seancë, ndërkohë që sipas urdhrit të publikuar në faqen e Kuvendit, mban datën 6.5.2021 e jo 5.5.2021. Kjo është ndërhyrja e parë.

Kjo ndërhyrje bëhet për të rrëzuar pretendimin e presidentit për shkeljet që kishim konstatuar për caktimin seancës plenare. Ndërhyje ka dhe te pika 20 e këtij urdhri.

Kjo nuk është e vetmja ndërhyrje, është ndryshuar dhe rendi i ditës, dhe data e tij. Ka ndryshime mes urdhërit të publikuar në faqe, dhe atij që është paraqitur në mënyrë shkresore.

Rendi i ditës i depozituar bashkë me urdhërin e kryetarit, ka përplasje me vetë urdhërin e kryetarit, Gjykata duhet të çmojë vërtetësinë e kësaj prove. Qoftë në formën që e solli Kuvendi, qoftë në publikimin që është bërë në faqe, vërtetojnë pretendimet e presidentit. Komisioni nuk mund të funksiononte, tashmë do të jemi në seancë gjyqësore, ku do të lexojmë konkluzionet përfundimtare”, tha Dervishaj.

Të fundit