Flash News

E-TJERA

Shkarkohet Voltana Ademi, Pjerin Ndreu zgjidhet kreu i Shoqatës së Bashkive

Shkarkohet Voltana Ademi, Pjerin Ndreu zgjidhet kreu i Shoqatës së
Pjerin Ndreu

Në Asamblenë e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë u vendos për shkarkimin e Voltana Ademit. Kryebashkiakja e Shkodrës ka mbajtur postin e kryetares së SHBSH-së.

Në vend të saj është zgjedhur Pjerin Ndreu, kryetari i bashkisë së Lezhës. Ndërsa nënkryetarë u zgjodhën kryebashkiakja e Përmetit Alma Hoxha dhe ai i Pogradecit Ilir Xhakolli. 

Ademi i kishte paraprirë këtij vendimi, ndaj ditën e sotme iu ka dërgoi një letër ambasadorëve, ku ngriti shqetësimin se Shoqata Bashkive të Shqipërisë po kapet nga anëtarë të PS, që nuk janë pjesë e SHBSH.

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 30 qershor ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 2019-ës. Shoqata e Bashkive do të mbajë një qëndrim në "Kushtetuese" lidhur me çështjen.

 

Të fundit