Flash News

E-TJERA

Shkëlzen Berisha del nga GJKKO: Nuk kam lidhje me akuzën e ngritur

Shkëlzen Berisha del nga GJKKO: Nuk kam lidhje me akuzën e ngritur

Shkëlzen Berisha ka përfunduar dëshminë e tij në GJKKO për çështjen Gërdeci.

Teksa foli për mediat, Berisha u shpreh se takimet që ai ka zhvilluar me ish-deputetin Aldo Bumçi kanë qenë në kuadër të çështjeve personale dhe nuk kanë pasur lidhje me çështjen në fjalë.

Berisha: Të gjitha takimet anë qenë në lidhje me çështje personale. As me këtë çështje. Zoti Delijorgji përveçsë ka qenë i përfshirë në këtë çështje, ka qenë edhe sipërmarrës, dhe kjo ka qenë mënyra e si e kam njohur unë. Dëshmia ime nuk ka lidhje me akuzën e ngritur. 

Unë jam i vetmi dëshmitar që s’kam lidhje me këto tre kategori. Kam thënë që dëshmia ime një vit më parë s’ka asnjë lidhje me akuzën. Asgjë ato që thanë s’ka lidhje me akuzën, thirrjen time në këtë proces e konsideroj, skam asnjë informacion që mund ti shërbej akuzës, teatër politik. Në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet babi, në darkë ekzekutohet masa e sigurisë.

Të fundit