Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shkëmbimi tregtar me Kosovën, Rama: BE nuk na integron delet, po ne i integrojmë mes nesh

Shkëmbimi tregtar me Kosovën, Rama: BE nuk na integron delet, po ne i

Pas mbledhjes së shtatë të përbashkët të qeverive Kosovë-Shqipëri dhe nënshkrimit të marrëveshjeve, kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti kanë zhvilluar një takime përfaqësues të kompanive prodhuese dhe eksportuese shqiptare.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se shkëmbimi tregtar mes dy vendeve është rritur ndjeshëm, megjithatë shtroi nevojën për përmirësime të mëtejshme. Kryeministri shtoi se me marrëveshjen që u firmos sot, lehtësohet jo vetëm tregtia mes palëve, por edhe procedimi në doganë.

“Është pozitive që në këto vite ka një trend konstant rritës në shkëmbimet tona tregtare, por ne besojmë që potenciali është ende më i madh dhe përtej asaj që i takon biznesit është detyra jonë të realizojmë shkëmbime tregtare. Ka nevojë për përmirësime të mëtejshme. Nga ana tjetër ne besojmë se një marrëveshje tjetër e firmosur sot për lehtësimin e tregtisë mes palëve do të bëjë lehtësimin e mëtejshme të të gjithë procesit të procedimit në doganë. Kryerja e procedurave dhe kontrollet e vendit tjetër për mallrat nga personeli doganor i këtij vendi do të vendosen pranë zonave doganore të vendit pritës. Kjo është kërkesë e kahershme e juaja. Ashtu edhe mallrat e fruta perimeve do të ketë lehtësim të importit”, u shpreh Rama.

Rama e mbylli me njohjen e certifikatave të veterinare. Me ironi Rama, theksoi se mirë që BE-ja nuki njeh delet e Shqipërisë, po pse duhet që Kosova dhe Shqipëria mos t’i njohin delet njëra-tjetrës.

“Po e mbyll me njohjen e ndërsjellë të certifikatave veterinare. Mirë problemin që kemi me BE, që nuk na integron delet tona por që ne të mos integrojmë delet e njëri-tjetrit. Për të çuar delet nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas të kemi të njëjtin problem që kemi për t’i çuar në BE. Këtë të keqe e kemi hequr nga rruga. Me njohjen e certifikatave të gjitha produktet me origjinë shtazore, madje dhe ato jo shtazore, do të jenë në një regjim të liberalizuar. Nëse e merr në Kosovë certifikatën është e vlefshme edhe në Shqipëri. nuk do ti kërkohet pasaportë gjësë së gjallë”, tha Rama.

 

Të fundit