Flash News

E-TJERA

Shkëputja e ashensorit në "Astir", reagon ISHMT: Nuk ishte i regjistruar dhe as i inspektuar

Shkëputja e ashensorit në "Astir", reagon ISHMT: Nuk ishte i

Inspektoriati i Mbikëqyrjes së Tregut ka reaguar për incidentin e ndodhur në zonën e Astirit, ku u shkëput një ashensour. ISHMT thotë se ashensori nuk ka qenë i regjistruar.

Nga të dhenat e ISHMT, rezulton se "ashensori i cili ka pësuar "defekt teknik" duke shkaktuar aksident nuk ka qenë i inspektuar nga një Trupë e Autorizuar sic parashikon Ligji 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, i ndryshuar".

Gjithashtu shton se në bazë të rregullores, banorët e pallatit duhet të zgjedhin një administrator dhe është detyra e tij të kontraktojë një organ të miratuar, i cili bën kontrollin fillestar të ashensorit dhe atë periodik, për të vlerësuar nëse ashensori është në përputhje me rregullat teknike për garantuar sigurinë e përdoruesve.

Pak pas mesnatës ashensori pësoi defekt dhe u shkëput, duke rënë në katin zero. Sipas policisë, në ashensor ishin dy gra të cilat mbetën të plagosura.

Të fundit