Flash News

E-TJERA

Shkodra pa drita në këto data, OSHEE bën njoftimin

Shkodra pa drita në këto data, OSHEE bën njoftimin

OSHEE ka njoftuar këtë të hënë se për shkak të disa punimeve që po kryhen në rrjetin e energjisë elektrike, Shkodra do të jetë pa drita në datat 19-20 shtator.

Sipas njoftimit të OSHEE ndërprerja do të bëhet për shkak se për mirëmbajtjen e rrjetit do të kryhen punime në nënstacionin Shkodra 1 dhe nënstacionin Shkodra 2.

Njoftimi i OSHEE:

Njoftim për abonentët #Shkodër

Stakim, 19-20 shtator

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 19-20 shtator do të kryhen punime në NST Shkodra 1 dhe NST Shkodra 2. Pa energji do të mbeten këto zona në Shkodër:

19 shtator/12:00-16:00

Pjesërisht: qyteti Shkodër, Bardhaj, Bleran, Mes, Drisht, Domen, Prekal, Kir, Rus, Grudë, Guci, Hot i Ri

20 shtator/09:00-12:00

Pjesërisht: Lagjet: “Ajasëm”, “Draçin”, “Tepe”, “Mark Lula”,

Iliria, Bahçallëk, Shirokë, Zogaj, Livadhë

12:00-15:00

Pjesërisht: Ish-komunat Oblikë, Bërdicë, Dajç, Velipojë dhe plazhi Velipojë, Boks i Ri, Gaduç, Mali Kolaj, Reç i Ri, Reç i Vjetër, Gomsiqe, Ças, Luarzë, Mbi Sukë, Zues, Murriqan

Të fundit